Lidhur me situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq me borë dhe ngrica ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka dhënë informacione për gjendjen e akseve kryesore të vendit.
ARRSH njofton se në akset kryesore rrugore në rajonin verior ku ka prezencë ngricash është bërë shpërndarja e kripës.
Gjithashtu akset kryesore rrugore në rajonin verior janë të kalueshme vetëm me zinxhirë ose pjesërisht me zinxhirë.
ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me kujdes pasi priten reshje dëbore gjatë pasdites si edhe të përdorin gomat e dimrit.
Njoftimi:
Në rajonin verior gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.
Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhir janë:
Domaj- Drajë Rec
Qafë Mali- Fierzë
Ura e Cerenecit-Steblevë
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Drajë
Peshkopi-UShtelencë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë
Në akset e tjera qarkullimi është normal.
Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.
Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:
Aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave
Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.
Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.
Në akset e tjera qarkullimi është normal.
Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për shkak të temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë.
Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:
Në Qarkun Korçë qarkullimi është normal pa zinxhir.
Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.
Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.
Të gjithë kontraktoret janë në gatishmëri, pasi pritet që pasdite të ketë reshje bore.
Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.