MENU
klinika

Detajet

Bahri Shaqiri në krye të KLSH? Maxhoranca nuk është në një mendje me Metën

21.01.2019 - 13:00

Përplasje e re mes Presidentit dhe maxhorancës qeverisëse e këtë herë duket se ‘molla e sherrit’ do të jetë Kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pak orë pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri publik propozimin e tij për kreun e KLSH, Bahri Shaqirin, ish-kreun e SHISH dhe aktualisht këshilltar i tij, ka ardhur dhe reagimi i parë nga maxhoranca.

Është deputeti i PS Ulsi Manja, kryetar i komisionit të Ligjeve që ka bërë një reagim negativ ndaj propozimit. Ai shprehet se kandidatura e Bahri Shaqirit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, përveçse është një kandidaturë me profil të lartë politik pasi vjen nga forumet drejtuese të LSI, ka edhe një problem serioz kushtetues, pasi sipas tij nuk ka ekspertizë në fushën e financave. “Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe këtë mund të ketë pasur parasysh kryetari në distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar”, shkruan Manja.

Për më tepër deputeti socialist nuk kursen as Kreun e Shtetit Ilir Meta, për të cilin thotë se “në mënyrë të përsëritur, për të disatën herë radhazi, Presidenti Meta po manifeston një mungesë të theksuar vullneti për ta lexuar shqip Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Bahri Shaqiri aktualisht është këshilltar i Kreut të Shtetit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Sipas Presidentit Meta, zoti Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve.

STATUSI I MANJËS


Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidaturës se Bahri Shaqirit për në krye të KLSH. Përtej faktit të të bërit politikë, sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e vështirë për ta lexuar shqip në gërmë dhe frymë Kushtetutën e RSH?

Kandidatura e Bahri Shaqirit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, përveçse është një kandidaturë me profil të lartë politik pasi vjen nga forumet drejtuese të LSI, ka edhe një problem serioz kushtetues. Kushtetuta e përcakton qartë si kriter të kandidatit për drejtimin e KLSH, ekspertizën në fushën e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe këtë mund të ketë pasur parasysh kryetari në distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar.

Por e para s’ka të dhëna publike për këtë aktivitet dhe e dyta edhe sikur të na i vinte në dispozicion këto të dhëna LSI-ja, prapëseprapë kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues të kandidaturës. Madje mund ta komplikonte atë. Natyrisht ky është thjesht një opinion personal juridik, po për sa i takon Komisionit të Ligjeve e shoh realisht të pamundur dritën jeshile për zotin Shaqiri. Për të cilin kam respekt për si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta.

Ndërkohë është shqetësues fakti se në mënyrë të përsëritur, për të disatën herë radhazi, Presidenti Meta po manifeston një mungesë të theksuar vullneti për ta lexuar shqip Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ky po që është një problem edhe më i madh se sa pamundësia për t’i dhënë OK kandidaturës së këshilltarit të tij.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!