MENU
klinika

Reshjet e borës

ARRSH: Akset problematike ku ecet me zinxhirë

10.01.2019 - 10:12

Kur thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, me reshje dëbore, ngrica dhe shi, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione rreth gjendjes së rrugëve.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës.

Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtëm:

– Në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë etj.
– Volare-Erind-Çajup

Pa zinxhir qarkullohet ne akset e tjera te këtij rajoni si:
– Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër.
-Tepelenë-Dorez-Qafë Dushk-Sevaster-Kalivac.
– Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.
– Segmenti fundor i rrugës Berat-Gllavë
Aksi kryesor Qafë Thanë – Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.
– Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 50 cm. Akset janë pastruar dhe kriposur. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe

temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhir.
Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet rrugore të mëposhtëme:
Të gjitha akset e meposhtem rekomandohen të qarkullohen me zinxhir.
-Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm
– Qafë Mali-Fierzë
– Qafë Lac -Koman
-Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit
– Ura Kukës-Krumë dhe Plepa – Kam
– Akset rrugore të Peshkopisë trashësia e dëborës rreth 60 cm
– Bajram Curri – Tropojë – Bucaj trashësia e dëborës rreth 70 cm
– Në akset Peshkopi – Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë
– Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-Doganë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.
– Akset Dajtit
– Kruje – Sarisalltik
– Lunik – Stebleve
Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir.

Në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë