MENU
klinika

Reshjet dhe kalueshmëria

Bora zbardh Gjirokastrën

04.01.2019 - 08:47

Ulja e mëtejshme e temperaturave ka rritur mundësitë për borë edhe në qytetet jugore.

Mësohet se mëngjesin e sotëm ka nisur të bjerë borë në Gjirokastër por deri tani nuk ka pas probleme.

Pjesa e sipërme e qytetit pati që dje reshje bore. Mësohet se të gjitha akset rrugore në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme pa zinxhirë.

bore ne gjirokaster-konica.al

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Dibrën, teksa mësohet se ka probleme në zonat e thella nga prania e akullit dhe ngricës në rrugë.

Në disa zona të thella mjetet e kanë të pamundur qarkullimin për shkak të ngricave, ndërsa në disa të tjera trashësia e borës arrin në 40 cm.

bore ne gjirokaster-konica.al

Për sa i përket rrugës nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme. Borëpastrueset janë në gatishmëri të plotë.

Në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit kanë vazhduar reshje dëbore. Disa zona rurale si në Bulqizë dhe Dibër janë të izoluara nga dëbora.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë