Reperi i shumëpërfolur për lidhjen me Rihanna-n, Chris Broën ka nisur një histori dashurie së fundmi me Ammika Harris.
Por nëse do të mendonit se kjo gjë do ta ketë mërzitur yllin e muzikës, atëherë gaboheni. Rihanna duket mjaft e lumtur për këtë, madje edhe e uron.
“Rihanna është e lumtur për Chris dhe Ammika. Ajo shpreson që Chris të përjetojë sërish dashurinë e vërtetë. Rihanna mendon se Ammika është e bukur dhe shpreson që të dy ata t’i japin lumturi njëri-tjetrit. Riri nuk ndihet aspak xheloze, madje ndihet shumë e lumtur për këtë ngjarje në jetën e ish-të dashurit të saj”, tha një burim pranë këngëtares për HollywoodLife.
Ammita është një modele në “Instagram”, aty ku ndiqet nga më shumë se 110 mijë persona.