MENU
klinika

Nis seanca parlamentare

Debate në Kuvend/ PD kërkon pushim, Balla: Thoni troç që Lulzimi…

31.01.2019 - 10:30

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate dhe tensione. Që në nisje, deputeti demokrat Alibeaj kërkoi 30 minuta pushim.

Kjo sipas Alibeja kërkohet që Partia Demokratike të bëjë një mbledhje grupi për rendin e ditës.

Në përgjigje të kësaj kërkese, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se me këto veprime opozita po i bën qesharake puniimet e Kuvendit.

DEBATI

Alibeaj: Do bëjmë një mbledhje grupi 30 minuta, prandaj na duhet 30 minuta pushim e të fillojmë më vonë seancën.

Ruçi: Zonja Mehmeti, merrni një vendim në lidhje me kërkesën e parë dhe pastaj të flas unë pasi unë kam

Ruçi: Shtroje atë, se ca do bëj unë e di unë.

Mehmetaj: Kam pyetje në lidhje me aktin normativ.

Balla: Kërkesa për pushim është gjithmonë në lidhje me rendin e ditës. Ju lutem mos ta bëjmë qesharake punën e Kuvendit. Ne të vijojmë me punën normale, në momentin që ju të jeni prezent në sallë le të fillojmë. Thuajeni troç, keni vënë Lulzim Bashën të parin në listë dhe ai nuk vjen dot para orës 10 dhe jemi në rregull.

Vasili: Është qesharake dhe e papranueshme mungesa e ministrave në Komisionet Parlamentare. Sa për kërkesën për pushim të PD, kjo e drejtë është e garantuar dhe kjo mundësi është përdorur dhe shpërdoruar sa herë ti dojë qejfi edhe grupit të PS, nëse do merremi me këtë 20 minuta pushim, atëherë lëreni rregulloren e thuajeni se rregullorja është e jona dhe s’keni pse rrini hiç.

Ruçi: Zoti Vasili dje ke munguar dhe nëse do të njohësh me pozicionin tim si anëtar i konferencës së kryetarëve merr procesverbalin dhe lexoje, letrat që më ke drejtuar i kam konsideruar dhe u jam përgjigjur po me shkrim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!