MENU
klinika

Moti

Dëborë dhe ngrica/ Situata e plotë nga veriu në jug

06.01.2019 - 09:31

Pas reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave dita e sotme ka nisur me një mot më të kthjellët për vendin tonë. 

Në Sarandë moti është i kthjellët dhe pa probleme. Edhe në Fushë Krujë nuk ka patur reshje dëbore dhe të gjitha rrugët e fshatrave të Malësisë janë të kalueshme.

Në Korçë situata shfaqet më e mirë se në ditët e kaluara duke qënë se nuk ka patur as reshje dëbore. Por pavarësisht përmirësimit të motit problematike vijon të mbetet zona e Ersekës, më konkretisht qafa e Qarrit e cila ka një dëndësi të madhe të dëborës dhe për këtë arsye qarkullimi në këtë aks bëhet vetëm me anë të zinxhirëve.

Zona e Mokrës në Pogradec vijon pa energji elektrike, edhe pjesa e Gorës dhe Lekasit pasi linjat janë dëmtuar. Përveç pjesëve problematike në zonat e thella, akset nacionale dhe janë tërësisht të kalueshme pa zinxhirë.

Në qarkun e Dibrës, problemet për shkak të motit vijonë në disa zona të thella ku temperaturat gjatë natës kanë shkuar në 14 gradë celcius. Për shkak të ngricave kanë ngrirë edhe tubacionet duke bërë që të ketë edhe mungesë të ujit në banesa.

Në Ternovën e Madhe dhe të Vogël vazhdojnë që të jenë të bllokuara 115 familje.

Rrugët janë hapur edhe në Bashkinë e Kukësit. Pas pastrimit nga dëbora dhe kriposjes është bërë e mundur edhe hapja e rrugës Kukës-Shishtavec. Autoritetet vendore kanë kontaktuar me ambasadën shqiptare në Kosovë për të bërë të mundur ndërhyrjen në rrugët lidhëse me pikat e kalimit kufitar në Shishtavec e Borje.

Gjatë ditës së sotme do të punohet edhe me segmentin rrugor Ura e Koloshit –Orgjost dhe më pas në njësitë e tjera administrative.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë