Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të përballet sot me Vettingun.
Përballë saj ndodhet trupa gjykuese e përbërë prej Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.
Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002.
Gjthashtu ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit më shumë se 15 vite.
Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ashtu sikurse për të gjithë prokurorët edhe për Prelën vlerësimi i saj do të bëhet mbi bazën e tre shtyllave kryesore për prokurorët.
Bëhet fjalë për analizën e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.