MENU
klinika

Perëndesha e fundit

Egjipt/ Zbulohet varri i Kleopatrës

14.01.2019 - 16:48

Arkeologjia duket se ka hedhur dritë mbi një mit.

Pas kërkimesh dhjetëra vjeçare, zbuluesit mendohet se kanë gjetur varrin e Kleopatrës, mbretëreshës së fundit të Egjiptit.

Bëhet fjalë për një zonë të vogël në një mjedis shkëmbor, në hijen e rrënojave madhështore të tempullit Taposiris Magna, rreth 30 kilometra larg Aleksandrisë.

Gjithsesi, koordinatat e sakta po mbahen ende sekrete nga Zahi Hawass, egjiptologu më i famshëm në botë, i cili thotë se është i bindur që ia ka dalë të zbulojë vendin e saktë të varrosjes së një nga ikonave të Egjiptit të lashtë, që jetoi nga vitet 69 deri në vitin 30 para Krishtit.

“Jam shumë afër. Mendoj se vërtet e kam individualizuar. Jam në rrugë të mbarë dhe kam shpresa të mëdha se do ta gjej shumë shpejt”.

Me zbulimin e varrit të Kleopatrës mund të dalin në dritë edhe mbetje nga dashuria e saj e madhe tragjike dhe e fundit: Mark Antoni.

Arkeologu i famshëm thotë se faza e gërmimeve është ndërprerë për momentin, pasi dhomat e varrit gjigant janë përmbytur nga uji dhe vetëm me largimin e tij mund shkohet më tej.

Sipas tij, gjetja e mumies së Kleopatrës mund të konsiderohet edhe si “zbulimi i shekullit”.

Kjo do mund të jepte shpresë edhe për eshtrat e Mark Antonit, pasi mendohet se ata u varrosën së bashku, si simbol i sakrificës dhe dashurisë.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB