MENU
klinika

E pavaksinuar

Fruthi në Shqipëri/ Vdes foshnja e parë në Pediatri

22.01.2019 - 15:54

Rastet me sëmundjen e fruthit janë evidentuar tashmë edhe në Shqipëri, ku si pasojë e të cilit, së fundmi në Manzën e Durrësit ka humbur jetën një foshnjë 4-muajshe me iniciale A.A.

Foshnja mësohet të ketë humbur jetë në shërbimin e pediatrisë në QSUT për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga sëmundja.

Edhe pse nën terapinë intensive të mjekeve pediatër në reanimacione pediatrisë foshnja e vogël nuk mundi të mbijetonte.

Në një kohë kur vendi është në një situatë fruthi, ky është rasti i parë që humb jetën këtë vit. Por ajo që është më shqetësues është fakti se foshnja e vogël edhe shumë raste të tjera që po paraqiten në shërbimin e pediatrisë të prekur nga fruthi janë infektuar po aty në urgjencën e pediatrisë.

vdekja e pare pediatria-konica.al

Bëhet me dije se foshnja kishte qenë e shtruar dy javë më parë në shërbimin e pediatrisë me bronkolite ku sipas mjekëve ka rënë në kontakt me fruthin.

Duke qene vetëm 4 muajshe, është e pavaksinuar dhe ka bërë komplikacione të rënda që janë të njohura tanimë për virusin vdekje prurës.

Në fakt raste e këtij viti ku vetëm javën e parë të janarit u regjistruan 11 fëmijë të prekur kanë qenë nën moshën dy vjeç, të pa-vaksinuar dhe që kishin rënë në kontakt me fruthin pasi kishin qenë në urgjencën e pediatrisë për shkak të virozave.

Mjeket bëjnë apel që për çdo rast prindërit të evitojnë së të munden shërbimin e pediatrisë dhe t’i drejtohen pediatreve nëpër Qendra Shëndetësore.

Nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje prindërve të mos shtyjnë në kohë vaksinën MMR tek fëmijët si në dozën e parë që behet 1 vjeç ashtu edhe per dozën e dytë që bëhen në moshën 5 vjeçare.

Por edhe pse kemi situatë fruthi edhe pse ka humbur jetën prej dy ditësh një foshnje për shkak të komplikacioneve të fruthit Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë deklaratë zyrtare për këtë fakt dhe për më tepër pengohen institucionet përkatëse të kontaktojnë me mediat, e cila nuk bën gjë tjetër përveçse shpërndan informacion tek qytetarët.