MENU
klinika

Nga The Economist

Globalizmi ka marrë fund?

25.01.2019 - 19:00

Në vitin 2018 rritja globale ishte e mirë, papunësia ra dhe fitimet u rritën.

Në nëntor, Presidenti Donald Trump nënshkroi një pakt tregtar me Meksikën dhe Kanadanë. Nëse bisedimet gjatë muajit të ardhshëm çojnë në një marrëveshje me Xi Jinping, dhe nëse ka disa lëshime nga Kina, vendet duket se do të heqin dorë nga lufta tregtare.

Kjo vetëkënaqësi është e gabuar.

Tensionet në botën e tregtisë janë shtuar shumë, që nga kriza financiare në 2008-2009. Siç shpjegojmë, investimet ndërkufitare, tregtia, kreditë bankare dhe zinxhirët e furnizimit janë zvogëluar në raport me PBB-në botërore. Globalizimi i ka dhënë rrugë një epoke të re të ngadaltë.

Epoka e artë e globalizimit ishte në vitet 1990-2010. Tregtia u rrit, tarifat u ulën dhe sistemi financiar u liberalizua.

Globalizimi është ngadalësuar nga shpejtësia e dritës deri tek ritmi i kërmillit në dekadën e fundit për disa arsye.

Ky është sfondi i brishtë i luftës tregtare të Trumpit. Më pak e dukshme, por po aq e dëmshme është se rregullat e tregtisë po rishkruhen në mbarë botën. Parimi që investitorët dhe firmat duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë pavarësisht nga kombësia e tyre po zhduket. Dëshmi për këtë ka kudo.

Tregtia po vuan dhe pritet që kjo të përkeqësohet në 2019. Investimet kineze në Evropë dhe Amerikë ranë me 73% në vitin 2018. Vlera globale e investimeve ndërkufitare nga kompanitë shumëkombëshe u ul me rreth 20% në vitin 2018.

Bota e re do të funksionojë ndryshe. Ngadalësimi do të çojë në lidhje më të ngushta brenda rajoneve. Për shembull, Bashkimi Evropian po vulos autoritetin e tij për investimet bankare, teknologjike dhe të huaja. Kina shpreson të bjerë dakord mbi një marrëveshje tregtie rajonale këtë vit.

Për fat të mirë, kjo nuk duhet të jetë një fatkeqësi për standardet e jetesës. Rreth 1.2 miliardë njerëz kanë dalë nga varfëria ekstreme që nga viti 1990. Konsumatorët perëndimorë do të vazhdojnë të korrin përfitime të mëdha neto nga tregtia. Në disa raste, integrimi do të zhvillohet më mirë në nivel rajonal sesa në atë global.

Megjithatë, ka dy disavantazhe të mëdha. Së pari, krijon vështirësi të reja. Dhe së dyti, as nuk do të zgjidhen problemet që ka krijuar globalizimi. Ndryshimi i klimës, migrimi dhe zvogëlimi i taksave do të jetë akoma më i vështirë për t’u zgjidhur pa bashkëpunimin global.

Globalizimi e bëri botën një vend më të mirë për pothuajse të gjithë. Por problemet e botës sot mund të bëjnë që përfitimet e rendit global të harrohen lehtësisht…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albert Çaçi

Pasojat e globalizmit