MENU
klinika

'Harbin Ice & Snow world'

Kinë\ Monumentet që u ndërtuan me akull dhe dëborë!

07.01.2019 - 16:54

Zyrtarisht prej datës 5 janar, në Kinën Veriore ka nisur “Festivali i Harbin”, festivali ndërkombëtar i borës dhe akullit.

I shtrirë në më shumë se 600 mijë m2, Harbin shpërfaq para vizitorëve qindra monumente madhështorë, ndërtuar nga më shumë se 110 mijë m3 akull dhe 120 mijë m3 borë.

Festivali ndërkombëtar i akullit dhe borës, zhvillohet që prej vitit 1984 në qytetin e Harbin, në Kinën Veriore, në kufi me Siberin.

Çdo vit skulptura të bëra nga akulli, kanë për tendencë riprodhimin e figurave nga më të ndryshme, deri edhe qytete të tërë, duke krijuar një atmosferë magjike, fal dhe efekteve shumëngjyrëshe të dritave Led.

Zyrtarisht, festivali ka filluar në 5 janar dhe do të vazhdojë rreth një muaj, por kohëzgjatja e tij varet edhe prej kushteve të motit.

Në fillimet e tij, festivali ishte tërësisht kinez, por me pas ai u ndërkombëtarizua dhe u përfshi brenda konkurencës së simotrave të tjera që zhvillohen në mbarë botën.

Të pajisur me sega akulli, skapelo, pikoca dhe mjete të tjera të trajtimit të akullit, skulptorë nga mbarë bota, pasi kanë realizuar projektet në letër, i përvishen punës në terren për realizimin e tyre duke punuar ditë e natë deri në datën e çeljes së festivalit.

Veç akullit të përftuar prej lumit të ngrirë, për prodhimin e blloqeve të akullit, përdoret edhe uji i dejonizuar, i cili siguron skulptura të qarta e transparente, të cilat shoqërohen nga drita shumëngjyrëshe, duke krijuar efekte fantastike sidomos natën.

Festivali i Harbin përherë e më shumë po i nënshtrohet konkurencës së fortë të simotrave në Kanada, Japoni dhe Norvegji.

Duket se bashkë me rritjen galopante të ekonomisë kineze, rriten edhe dimensionet e skuplturave të akullit.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB