MENU
klinika

Kriza politike

Përçahet opozita/ Duka: Do ikim nga Basha, s’ka seriozitet!

17.01.2019 - 10:27

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka paralajmëruar largimin nga koalicioni me Partinë Demokratike. Shkak mund të bëhët reforma zgjedhore, e cila sipas tij dëmton partitë e vogla, ndërsa akuzoi Bashën për mungesë serioziteti.

Ai tha se ndryshe nga premtimet, Partia Demokratike po kërkon të mbajë të pa ndryshuar kodin. Edhe kundrejt mundësisë së bojkotoit të zgjedhjeve, Duka ishte i prerë kur tha se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje.

Reforma zgjedhore duket se do të vendosë në pozita të vështira kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me aleatët e tij opozitarë. Në një intervistë për Ora News, kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, paralajmëroi ndërprerjen e kontratës politike me demokratët. Duka e akuzon Bashën për mungesë serioziteti për reformën zgjedhore, e cila thotë ai dëmton partitë e vogla.

“Ky lloj qëndrimi ndaj kodit zgjedhor është në dëm të gjithë partive aleate të PD-së. Pikërisht kjo është ajo që ndoshta Partinë Agrare Ambjentaliste mund ta ndajë nga koalicioni opozitar.  Na është dhënë fjala se po do të merremi seriozisht, por me sa shoh, serioziteti është i munguar.  Ne e kemi bërë njëherë këtë gabim dhe u penalizuam, ishim në tendën e madhe të opozitës para zgjedhjeve parlamentare. Kurse sot nëse bëhet një tendë e tillë simbolike, ne jemi në zgjedhje.

Kjo që më tremb është se sa herë vinë zgjedhje duket sikur ka një falë luhatje dhe gjithmonë fillohet dhe mendohet njëfarë tende që të kalohet në një qeveri teknike, të mos hyhet në zgjedhje më këtë Kryeministër, etj.”- tha Duka.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!