MENU
klinika

Rifinancime Projektesh

”Pazari i Vjetër” i Krujës, aty ku koha kthehet xhevair

13.01.2019 - 12:40

Aty duket sikur koha kthehet pas, si thoshte dikur Edith Durham për Shqipërinë, ‘’Shqipëria është nga ato xhevaire ku koha duket se është ndalur’’.

Dhe ka gjithë magjinë e saj nëpërmjet disa mënyrash argëtimi, vizita dhe shitblerje, po aq sa mund të shikosh një ansambël të tërë artifaktesh të mbledhura si një trashëgimi të tërë kulturore kombëtare në një treg të vetëm. Një kalldrëm të veçantë si në çdo qytet karakteristik të tipit oriental.

Bashkë me Kalanë e Krujës ai është një nga vendet më të vizituara nga të huajt që e preferojnë këtë vend për shumë arsye por njëkohësisht ndihmojnë njëri-tjetrin për imazhologjinë e qytetit dhe për të shtuar një vlerë më tepër në trashëgiminë kulturore.

Tashmë ka nisur ka nisur aplikimi i projektit të rradhës. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe mobilimin e 5 njësive tregtare, në Pazarin e Vjetër në Krujë.

Falë financimit nga Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim dhe në bashkëpunim me bizneset, Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e punimeve në kantieret e ngritura në të gjithë Shqipërinë.

Tregu i Krujës është rikostruktuar në vitin 2015, ai është sa formë estetike po aq dhe i pastër, i rregullt për të pritur vizitorët e saj.

Një arsye është se në këtë vend prehet historia legjendare e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut me epopenë e saj. kjo është diçka plus për ‘’Pazarin e Krujës’’.

Pazari i Krujës është një ansambël që ruan vlera të padiskutueshme historiko-arkitektonike, i cili shtrihet në të dy anët e rrugës me kalldrëm që të çon drejt kalasë së qytetit.

Ndryshe ‘’Pazari i Krujës’’ është zemra e qytetit. Ka një gjallëri të njerëzve dhe mund të shohësh një seri dyqanesh me suvenire të bukura ku është e pamundur të mos ndalosh gjatë një vizite në qytet.

Aty gërshetohen edhe një arkitekturë teknike karakteristike të tipit oriental. Dallohen  një seri të objekteve me gur, dru, tulla dhe forma gjeometrike unike.

Ndër të tjera ka çative me tulla, dyqaneve prej druri dhe guri, qilimatë shumllojshme karakteristikë për Ballkanin, punime të bukura me tezgjah dhe me gur.

Vizitorët sa herë vijnë duan të rikthehen përsëri në këtë vend të magjishëm ku koha ka ngelur në vend me mrekullinë e saj.

Punnimet artizanale etnografike dhe kostumet e ralla karakteristike popullore si dhe orenditë e shtëpive mund ti ndeshësh ngado.

Këto financime e bëjnë më të stabilizuar gjendjen në këto qytete muze si Kruja, por gjithashtu i japin një shtysë të madhe besimi dhe vlerësimi kulturës tonë kombëtare.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB