MENU
klinika

Nuk do ta besoni!

10 Përfitimet shëndetësore të të ecurit zbathur

19.01.2019 - 10:55

A e dini se mund të përfitoni shumë duke ecur zbathur?

Kur lëkura e zhveshur vjen në kontakt direkt me tokën, jonet negative të pranishme në tokë mund të ndihmojnë në balancimin e joneve pozitive në trup dhe kjo përmirëson shëndetin në shumë aspekte.

Shumë prej nesh kanë lexuar ose dëgjuar se ka disa pika presioni në trupin tonë. Kur ecim zbathur në rërë ose në bar, presioni mbi këmbë aktivizon pikat e akupunkturës. Kjo nga ana tjetër, energjizon trupin dhe përmirëson shëndetin.

Përmirëson sistemin nervor

Duke ecur zbathur stimulohen pikat e akupunkturës së këmbës dhe kjo nga ana e saj ndihmon në stimulimin e nervave dhe venave, si dhe përmirëson sistemin nervor. Dhimbja e shkaktuar nga venat me variçe, sidomos në pacientët diabetikë, mund të reduktohet, nëse ata ecin zbathur rregullisht.

Përmirëson shikimin

Ka një pikë presioni në këmbë që lidhet me nervat e syrit. Kur ecni zbathur në bar, stimulohet pika e presionit që ndihmon në përmirësimin e syve.

Përmirëson shëndetin kardiovaskular

Ecja zbathur përmirëson sistemin nervor, duke përmirësuar kështu qarkullimin e gjakut. Rritja e nivelit të qarkullimit të gjakut përmirëson sistemin kardiovaskular.

Rrit imunitetin

Stimulimi i sistemit nervor gjatë ecjes zbathur ndihmon në përmirësimin e imunitetit të njeriut. Ne kemi vërejtur se fëmijët duan të luajnë dhe të lëvizin zbathur. Kur fëmijët ecin zbathur, kjo i ndihmon ata të bëhen më të fortë dhe gjithashtu, imuniteti i tyre rritet.

Mund të kontrollohet Insomnia

Insomnia, e quajtur edhe si pagjumësi, është një çrregullim gjumi. Njerëzit që kanë vështirësi fjetje ose kanë shqetësime të gjumit gjatë natës thuhet se janë insomniak.

Sipas ‘National Sleep Foundation’, një i rritur kërkon një minimum prej 7 orë gjumë për të qenë i shëndetshëm. Besohet se ecja zbathur në bar mund të ndihmojë për këtë.

Rrit energjinë

Duke ecur zbathur në bar, rërë dhe në shkëmbinj të vegjël, stimulohen pika të presionit. Dikush mund ta ketë të vështirë për të ecur zbathur, por me praktimikimin dhe me kalimin e kohës forcohen këmbët dhe trupi. Niveli i energjisë rritet, duke ju bërë shumë aktiv.

Rënie e inflamacionit

Dëmtimi në qeliza shkakton inflamacion i cili çon në kancer, sëmundje të zemrës, plakje dhe shumë probleme të tjera. Duke ecur zbathur në tokë, elektronet e pranishme veprojnë si antioksidantë që ndihmojnë për të ulur inflamacionin.

Zvogëlon simptomat hormonale dhe menstruale

Disbalancimi i hormoneve mund të çojë në disa probleme mendore dhe fizike. Sindromi premenstrual te femrat mund të shkaktojë lëkime humoresh, dhimbje në stomak, dhimbje koke, fitim peshe, kapsllëk, akne dhe simptoma të tjera. Ecja zbathur mund të ndihmojë në uljen e këtyre simptomave.

Presioni i gjakut

Nervat e këmbëve stimulohen kur ecim zbathur. Nivelet e stresit zbresin kur ecni zbathur në tokë. Meqë stresi është lëshuar, kjo ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut.

Redukton dhimbjet kronike

Elektronet e pranishme në tokë ndihmojnë në pasurimin e sistemit imunitar në trupin tonë. Elektronet absorbohen nga trupi ynë ndërsa ecim zbathur, rriten nivelet e oksigjenit dhe kështu ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve akute në trup.

Përfundim

Ecja zbathur jo vetëm që mund të forcojë këmbët, kyçet, të kurojë dhimbjet kronike, inflamacionin, pagjumësinë, përmirësimin e sistemit nervor, shikimin, sistemin imunitar, kontrollin e presionit të gjakut, mosbalancimin hormonal, por gjithashtu mund të përmirësojë sjelljen, lehtësimin e ankthit, mbron trupin nga fushat elektromagnetike.

Pra ecja zbathur mund të përmirësojë shëndetin mendor dhe fizik.