01.01.2019 - 16:13
Jugu i Shqipërisë është zgjuar sot në ditën e parë të vitit të ri i përfshirë nga flakët.
Tepelena në këtë dimër të ftohtë në festën e vitit të ri është përballur me flakë masive në kodrat afër Ujit të Ftohtë.
Nga informacionet e deritanishme rezulton se janë djegur 5 hektarë tokë kullotë dhe disa pemë frutore si dardha, arra, por edhe lisa.
Dyshohet për një zjarrvënie të qëllishme. Policia po heton në vendngjarje për shkaqet e kësaj zjarrvënie dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.