MENU
klinika

Nesër rinisin kërkimet

Pogradec/ Ndërpriten kërkimet për peshkatarin

02.01.2019 - 16:00

Polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit të mbytur prej 3 ditesh në liqenin e Pogradecit për të vijuar sërish nesër me kërkimet.

Në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 2018, peshkatari Gëzim Seitllari i moshës 53 vjeç ka dalë për peshkim, për të mbledhur koranin e vitit te ri, por nuk është kthyer.

Raportohet se Gëzim Seitllari nga Melishti nuk ishte peshkatar i licensuar, por dilte herë pas here për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Dallgët e liqenit mendohet të kenë qenë shkaku i çarjes së varkës se tij, pasi ato ditë ka patur mjaft dallgë në liqen. Familjarët e alarmuar prej vonesës së tij kanë dalë rreth orës 09:30 te mëngjesit të 31 dhjetorit për ta kërkuar.

Në pamundësi për ta gjetur ata i janë drejtuar policisë e cila ka nisur kërkimin për vetëm pak orë pasi liqeni kishte dallgë. Një skaf policie u shfaq mbasditen e 1 janarit për të kërkuar peshkatarin, por pa rezultat, ndërsa ditën e sotme kanë qenë banoret e fshatit ata që kanë lajmëruar mediat për tu bërë lajmi publik pasi sipas tyre, policia nuk ka bërë një kërkim korrekt.

Djali i xhaxhait tregon orët e gjata të pritjes së tyre për të gjetur trupin. I revoltuar me policinë ai thekson se vetëm pas publikimit të lajmit në media u bë e mundur edhe ardhja e policisë në vendngjarje, pasi kërkimet kanë qenë të pakta krahasuar me pritshmërinë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit