MENU
klinika

Dibër

Reshjet e borës shtojnë problemet në zonat e thella

02.01.2019 - 17:47

Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në zonat e thella të Dibrës. Aksi rrugor Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi për shkak të reshjeve.

Ajo që është më shqetësuese është fakti se qarkullimi normal në zonët e thella është vështirësuar pas reshjeve të dëborës. Gjithashtu në fshatrat Ostren dhe Zalldardh raportohet se ka probleme të theksuara në qarkullim të mjeteve.

Nga dita e nesërme pritet që të shtohen reshjet dhe ngricat në zonat malore të vendit, por edhe në pjesën juglindore.