MENU
klinika

Gjendja e saj

Rrezikonte të mbetej në malin e Thikës, shpëton alpinistja

13.01.2019 - 20:33

Një apliniste 31-vjecare është plagosur në malin e Thikës në Vlorë pasi është rrëzuar nga një lartësi.

Mësohet se vajza ka rënë nga një lartësi duke pësuar plagë në trup, ndërsa ishte pjesë e një grupi prej 5 personash që kryenin ecje në mal.

Transportimi i saj me makinë për në spital ka qenë thuajse i pamundur, pasi ndodhej rreth 4 orë larg nga rruga kryesore.

31 vjecarja alpiniste ne vlore mali i thikes-konica.al

E ndodhur në këto kushte, në ndihmë i ka ardhur helikopteri i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUB), i cili ka rrezikuar shumë, pasi helikopterë të tillë e kanë të vështirën manovrimin në terren të ulët dhe të vështirë.

Pas disa peripecish, fatmirësisht vajza është arritur të futet në helikopter dhe të transportohet për në spital. Mësohet se gjendje e saj mjekësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.