MENU
klinika

Rregulla të reja

Sa euro i nevojiten një emigranti për bashkim familjar në Itali?

30.01.2019 - 09:21

Emigrantët në Itali janë përballur me një tjetër ndryshim për vitin 2019.

Të gjithë ata emigrantë që duan të bëjnë bashkim familjar në shtetin italian gjatë këtij viti duhet të deklarojnë se kanë të ardhura të paktën 1.5 herë më shumë se çeku social, pra 8 mijë e 900 euro.

Ky fakt është publikuar në Institutin Nacional për Sigurimin Social ku në krahasim me një vit më parë, tarifa e shumës që emigranti me leje qëndrimi duhet të ketë për të tërhequr familjen është rritur me 100 euro më shumë.

“Kush kërkon bashkim familjar, duhet të ketë të ardhura minimale vjetore nga burime të ligjshme, jo më të ulëta se çeku social, plus gjysmën e shumës së çekut për çdo familjar që do të sillet në Itali”, thuhet në rregullat e reja që po bëhen publike në Itali.

Ndërsa për bashkimin e fëmijëve që janë nën moshën madhore kërkohen të ardhura vjetore jo më të ulëta se dyfishi i çekut social.

“Për përcaktimin e shumës së të ardhurave merren në konsideratë edhe të ardhurat e përgjithshme të familjarëve që bashkëjetojnë me kërkuesin”, bëhet me dije në ligjin përkatës.