MENU
klinika

Muzika klasike

Saimir Pirgu, në ‘’Ballo me maska’’ për dashurinë

07.01.2019 - 13:13

Në datën 12 janar në orën 20:00, në Teatrin Regio di Parma të Italisë do të shfaqet ‘’Ballo me maska’’. Pjesë e kësaj opereje të Xhuzepe Verdit është edhe Saimir Pirgu, tenori i famshëm shqiptar.

Vepra vjen me rastin e 100-vjetorit verdian si një retrospektivë e teatrit të famshëm të dikurshëm ku lëvrohej aq bukur muzika klasike në vitin 2013. Çdo vepër e madhe nuk ka kuptim pa një histori dashurie, opera është vendi i dramave të mëdhaja të thurur nga regjizorë të mëdhenj. Edhe kjo opera ka në qendër një histori dashurie dhe përfundimin e saj tragjik.

“Një ballo me maska” e Xhuzepe Verdit do të inaugurojë sezonin lirik 2019-të në Teatrin Regio di Parma në Itali në 12 janar, në orën 20.00, me rastin e 100-vjetorit verdian të vitit 1913-të.

Kjo Opera “Një ballo me maska” vjen si një dedikim i muzikantit që u nda nga jeta një vit më parë,  artistit Marcello Conati.

Fillimisht opera duhej të vihej në teatrin e San Carlo të Napolit. Ajo është frymëzuar dikur nga  nga mbreti i Zvicrës, Gustavi i III-të, viktimë e një komploti të planifikuar gjatë një balloje me maska. Libreti i Antonio Somma-s, u përshtat censures së asaj kohe.

Ajo u ndryshua në itinerarin nga Evropa në Amerikë dhe duke e bërë sovranin protagonist një guvernator të një kolonie angleze. Në shkurt të vitit 1859 në Teatrin Apollo të Romës, ajo arriti një sukses të madh në karrierën e Verdit.

Duke u kthyer në traditat dhe mënyrën e të ndërtuarit klasicitet në të kaluarën teatri Italian i Parmës së Italisë mundohet të përshtasë si fasadën dhe interiorin e saj edhe mënyrën e orientimit të kostuemve, dritave, lëvizjeve skenike.

Në përmbajtje kjo shfaqje pritet të shpërthejë me një kastë katorësh ku ndër ta do të jetë edhe Saimir Pirgu me vokalin e tij profesianal në dramën midis jetës dhe vdekjes në rolin më të madh të jetës, në dashuri.

Kush është Saimir Pirgu?

Saimir Pirgu është një nga këngëtarët profesionistë që po ngrihet me hapa të shpejtë në muzikën klasike. Ai është 38 vjeç dhe ka lindur në vitin 1981 në qytetin e Elbasanit dhe ka qenë i apasionuar pas muzikës që në moshë të hershme.

Në moshën 16 vjeçe ai njeh mirë vilolinën.  Kurse në moshën 21 vjeçare ai diplomohet për muzikën klasike, për kanto në për kanto në konservatorin “Claudio Monteverdi” të Bolzanos, nën drejtimin e Vito Maria Brunetti-t. Kishte adhurim të madh për këngëtarin me famë ndërkombëtare Luciano Pavarottin.

Ky tenor i madh i dha mundësine e ngritjes në profesionalizmin e tij dhe pati fatin e një miqësie të shëndoshë profesioanle me të.  Ai konsiderohet si një talent në ngritje në fushën operistike dhe një nga tenorët më të mirë të fushës së lirikës ndërkombëtare si një tenor ndërkombëtar i kërkuar. Edhe kritika është shprehur pa rezerva për këtë yll në ngjitje të muzikës klasike.

Ai është cilësuar si “një nga zërat më të bukur që mund të dëgjohen sot”, “një nga interpretuesit më të rëndësishme botërorë të roleve të tenorit lirik”, “Një yll në rritje”.

 “Interpretimi i tij vokal tingëllon spontan, krejtësisht i pa sforcuar, duke u zgjeruar vazhdimisht në një lojë intuitive dritë-hijesh me një prekje të mëndafshtë” (The New York Times), “Teknika e tij është e shkëlqyer dhe cilësia lirike e zërit të tij është po kaq e bukur” (Plácido Domingo), “Vetëm qielli mund të jetë kufiri i tij “, (The New York Sun).

‘’Saimir Pirgu liron albumin e tij të vetëm debutues në etiketë Opus Arte, Il Mio Canto duke shfaqur shumë nga ariat më të mëdha të tenorit të kompozuara ndonjëherë.’’

Në shtator të vitit 2013 Saimir Pirgut iu dha çmimi prestigjioz “Pavaroti D’Oro” (Pavaroti i Artë).

Në vitin 2008, i zgjedhur nga vetë Ëoody Allen për operën e parë të vënë në skenë prej tij, ai do të interpretonte rolin e Rinuccio-s te “Gianni Schicchi” i Puccinit, në Los Angeles Opera.

Ermonela Jaho as Violetta Valery and Saimir Pirgu as Alfredo Germont in the Royal Opera’s production of Giuseppe Verdi’s “La Traviata” directed by Richard Eyre and conducted by Yves Abel at the Royal Opera House Covent Garden in London. (Photo by robbie jack/Corbis via Getty Images)

Në vitin 2002 Saimir Pirgu nderohet me Çmimet e Para në dy nga konkurset më prestigjiozë ndërkombëtarë të lirikës: “Caruso” dhe “Tito Schipa’’

Me rastin e kthimit të Saimir Pirgut në Metropolitan Opera të Nju York-ut me rolin e Alfredo-s të operës “La Traviata”, e cila u vu në skenë në përvjetorin Verdian, në mars të 2013-tës, gazeta e përditshme “Neë York Times” i kushtoi atij një artikull të gjatë prej dy faqesh, me titullin “Tenor from the dark side of the moon” që ishte një pikë kulmore e karrierës së tij.

22 vjeçar, ai ka interpretuar rolin e Ferrando-s në “Cosi fan tutte” në Ferrara dhe, në verën e vitit 2004, në Festivalin e Salzburgut me Philippe Jordan, një roli kryesor në historinë e këtij Festivali. Me Operën Shtetërore të Vjenës  interpretimi i tij në “Elisir d’Amore”, nderohet me një nga çmimet më të lakmuar në botën e lirikës “Eberhard Waechter  Gesangsmedaille”.

Ku ka debutuar? Në shumë opera si këtu operat “La Boheme” në “Gran Teatre del Liceu” të Barcelone-s; “Flauti Magjik” në “La Scala” të Milano-s; “La Traviata” në “Metropolitan Opera” të Nju Jork-ut, në “San Francisco Opera”, në Teatrin “San Carlo” të Napoli-t si dhe në “Bayerische Staatsoper”; “Elisir d’Amore” në Teatrin e Operës së Romë-s dhe në Operën Shtetërore të Vjenës;

“La Clemenza di Tito” në Operën e Paris-it; “Lucia Di Lammermoor” në Operën e Los Angeles, në Operën Kombëtare të Ëashington-it si dhe atë të Hamburg-ut; “Ëerther” në Teatrin e Operas në Tiranë, “Rigoletto” në Arenën e Veronës, në Operën e Zurich-ut, në Royal Opera House të Londrës si dhe në “Bayerische Staatsoper”; “Idomeneo” në Festivalin “Styriarte” në Graz të Austrisë; “Makbeth”-in në “Maggio Musicale Fiorentino”; “Jolanta” dhe “Francesca da Rimini” në “Theater an der Ëien” të Vjenës; “I due Figaro” në Teatrin “Colón” të Buenos Aires; “Don Giovanni” në Operën Shtetërore.

Përgatiti Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB