MENU
klinika

Moti i keq

Të izoluar në dëborë, banorët e Ostrenit apel për ndihmë

10.01.2019 - 16:21

Moti i keq që ka mbërthyer vendin prej kohësh, ka bllokuar mijëra banorë në zonat më të thella rurale të vendit. Nga Ostreni i Bulqizës, vjen një apel për ndihmë nga banorët e izoluar nga bora, e cila arrin mbi 1 m.

Përveçse pa mungesë energjie elektrike dhe të bllokuar në rrugët e mbuluara nga dëbora, këta banorë nuk mund të lëvizin as për probleme shëndetësore.

banoret e ostrenit-konica.al

“Jemi pa energji elektrike. Rrugët janë të bllokuara. Nuk mund të lëvizim as për probleme shëndetësore”, shprehet një nga banorët e Ostrenit.

Ndërkohë, në mungesë të mbështetjes nga autoritetet lokale, banorët po pastrojnë vetë dëborën me mjete rrethanore.