MENU
klinika

Artikulli i prestigjiozes britanike

The Independent: Shqipëria, ‘Kolumbia e Evropës’

27.01.2019 - 22:03

Në një investigim mbi trafikun e drogës, prestigjiozja britanike “The Independent” e konsideron Shqipërinë si “Kolumbinë e Evropës”.

Në kohën kur zyrtarët shqiptarë raportojnë se kapen 10 për qind të sasisë që trafikohet, nga ana tjetër një diplomat perëndimor thekson se Shqipëria është kthyer tashmë në një narko-shtet.

Mes tjerash ai iu referohet shifrave duke shtuar se autoritetet shqiptare nuk arrijnë të kapin më shumë se 5 për qind të sasisë së drogës që kalon nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera.

“Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir,” tha ai. Në shkrimin e publikuar nga media britanike thuhet mes tjerash se Shqipëria është kthyer si seli qendrore e trafikut të drogës në kontinentin e Europës.

shqiperia kolumbia e europes-konica.al

Ky lloj trafikimi mendohet se ka lidhje e përkrahje edhe nga radhët e politikës, ndërsa lufta për çrrënjosjen e saj duket si një aventurë jo shumë e lehtë pavarësisht kushteve dhe ofertave për anëtarësim të Shqipërisë drejt BE-së.

“Është Kolumbia e Europës. Eshtë prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Eshtë një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”-theksoi një diplomat.

shqiperia kolumbia e europes-konica.al

Gazetari përmend edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, ku sipas tij, emri iu publikua nga telefonatat dhe përgjimet me trafikantët. Mes tjerash, gazetari i medias britanike tregon me habi se si kryeministri Edi Rama qëndroi pranë tij duke mos lejuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. Pasqyrim të detajuar ka gjetur edhe Klement Balili, i cili u vetëdorëzua në polici me 15 janar dhe pak ditë më parë kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit mbrojtës, Theodori Sollaku.

shqiperia kolumbia e europes-konica.al

Në investigimi nënvizohet fakti se trafiku i drogës ka të përfshirë persona, që nga ish-kryetarët e komunave e deri tek ministrat në qeveri.

Ky implikim sipas medias britanike i jep “forcë” këtij aktiviteti nga njëra anë dhe nga ana tjetër siguron mbrojtjen prej arrestimeve.

Kliko këtu për artikullin origjinal

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!