MENU
klinika

Mesazhi i tij

U shkarkua/ Gjiknuri tregon kur mbaron rruga Tiranë-Elbasan

09.01.2019 - 16:00

Ministri i shkarkuar i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknurit me anë të një mesazhi në Twitter ka treguar se kur do të përfundojë rruga Tiranë-Elbasan.

Kreu i qeverisë e kishte paralajmëruar Gjiknurin se nëse nuk e përfundon rrugën e Tiranë-Elbasan brenda muajit dhjetor, atëherë ai nuk do të ishte më ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikes.

“Ministri ka marrë sot vendimin që të marrë përsipër që të mbarojë rrugën Tiranë-Elbasan deri në fund të vitit. Ai ka marrë barrën o ta mbarojë, o të mbaroj”, tha Rama në muajin mars.

Rama-rruga-tiraneelbasan-konica.al

Por pasi qëndron si ministër në detyrë në pritje të shkarkimit nga Parlamenti, Gjiknurit ka bërët ë ditur se kjo rrugë do të përfundojë në pranverë dhe do të jetë e hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

“Pas zgjidhjes së ngërçit dhe sigurimit të financimit, punimet po vazhdojnë në kantierin e rrugës Tiranë-Elbasan. Aktualisht, ka mbetur pa u kryer vetëm 6% e volumit total ndërsa brenda pranverës rruga do të jetë e hapur e me të gjitha parametrat e duhura”, shkruan Gjiknuri.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!