MENU
klinika

Deklarata e opozitës

Vendimi i prerë/ Basha: Nisim protestat mbarëkombëtare

16.01.2019 - 19:47

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se opozita do të udhëheqë revoltën qytetare duke paralajmëruar nisjen e protestave mbarëpopullore.

“Gjatë kësaj kohe opozitës i është kërkuar të jetë në parlament. Sot e gjithë bota e pa se si Edi Rama i hoqi opozitës të drejtën elementare kushtetyuese për të folur. Vendi po rrëshqet drejt diktuaturës. Rama ka një parlament privat për t shkatërruar interesat kombëtare ka një qeveri provate për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës [politike e ekponomike në vend. Ne vendosëm të udhëheqim revoltën qytetare deri në protesta mbarëpopullore”, deklaroi Basha.

basha le ambientet e kuvendit-konica.al

Kreu i PD tha se ky është vendimi i opozitës.

“Ditën e shtunë PD do të mbledh Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestës popullore. Përfaqësuesit parlamentar do të mbledhin forumet e tyre dhe do të vendosin. Ne do të bëjmë gjithçka për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës nga pushteti”, theksoi Basha.

Pasi braktisi seancën e jashtëzakonshme plenare, ku u miratuan dekretet për shkarkimin e 6 ministrave dhe emërimin e 7 ministra dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur aleatët.

Ditën e sotme kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI kërkuan që të merrnin fjalën për debat, kërkesë që u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!