MENU
klinika

Nga një sëmundje e rëndë

Arti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta skenaristi i njohur

08.02.2019 - 20:46

Kiço Blushi, skenaristi, gazetari dhe shkrimtari njohur shqiptar, mbrëmjen e sotme, mësohet të jetë ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë.

Kiço Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943.

Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

kico blushi-konica.al

Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të.

Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë. Më 20 shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidencial. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive.

Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe gazetarit të njohur, Ben Blushi.

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024