MENU
klinika

Gjiganti

Askush nuk ndeshet me Hulkun e Iranit

21.02.2019 - 12:26

Askujt nuk i mban të ndeshet me të. Në fakt, ai është i frikshëm thjesht në të parë, pasi përmasat e trupit të tij janë unike, askush më parë nuk e ka pasur këtë trup.

Quhet Sajad Gharibi, i njohur si Hulku i Iranit, një mundës, por që prej vitesh nuk e shohim në ndonjë duel, por edhe në sportet e tjera, qofshin artet marciale, nuk është parë në arenën ndërkombëtare.

Për këtë, Gharibi u dërgoi një mesazh të gjithë atyre që janë të interesuar për t’u ndeshur me të, përmes postimit të tij të fundit në Instagram:

“Jini të guximshëm dhe dyluftoni për të fituar ndaj meje, në vend që të fshiheni pas sponsorëve. Jam gati të luftoj me ju, më tregoni se çfarë keni për të thënë në ring”.

Ky personazh i bërë “viral” me trupin e tij muskulor nuk mund të gjejë një rival për t’u përballur. Në mesin e kandidatëve për një duel me të janë konsideruar emra si Brock Lesnar në WWW, apo Khabib Nurmagomedov në formatin UFC.

Realiteti është se, pavarësisht 418.000 ndjekësve të tij në Instagram, Hulk-u iranian nuk po gjen dot kundërshtar. Ai është 1.88 metra i gjatë dhe peshon 180 kg.

Të gjitha shpenzimet e karrierës janë menaxhuar prej tij, jo nga sponsorët. “Unë jam një qytetar iranian, me vlerat e arsimimit të një familjeje persiane”, – thotë Gharibi, që po kërkon një ndeshje për të hedhur hapin e tij të madh në botë.