MENU
klinika

Këndvështrim kulturor

Balzaku është po ai madhështor, ne jemi po ata personazhe

03.02.2019 - 09:56

Nga Armenida Qyqja Jolldashi/

Balzaku në ditët e sotme Çdo shekull ka vulën e tij në hitorinë e njerëzimit. Muzikë shkruhet çdo ditë, por jo opera të mirëfillta klasike si të Mozartit, Verdit, Puçinit etj. Shkruhen konçerto e pjesë për orkestra e prapë nuk ngjasojnë me ato të Vivaldit, Bethovenit, a Bramsit.

Shkuhen libra pafund e nga shekulli në shekull evulojnë mendimet, ndryshohen strukturat, rendin vargjet jashtë kornizave, vargojve të rimave, zbardhen. Ashtu si dhe arkitektura që nga shekulli në shekull ka format e saj tipike.

E pse arti duhet te jetë ndryshe? Aq më tepër arti! Ai është një përgjigje, një kopjativ i atij ngacmimi që shpirti merr nga sytë, shqisat e jashtme dhe që del persëri jashtë bashkë me ndjenjat që ka provokuar, krijuar. Ky shekull është shekulli i shkencave.

E padiskutueshme kjo. Duket sikur arti ka rënë në plan në dytë dhe gjer në një farë mase duhet pranuar. Mjaft të shkojmë në shtëpiat e operave, sallat e simfonive në amerikën e veriut, të cilat mbushen plot vetëm në natën e hapjes.

Po ftohet bota me artin? Ndoshta. Ndoshta është thjeshtë pjesë e ndryshimeve ashtu si dhe në të kaluarën ishte revulucioni francez që i hapi rrugën rrymës se romantizmit në mbarë Europen, ndoshta dhe ky shekull i ftohtë shpikjesh do të ketë një formë, një trajtë të tijën, me abstraksionizmin e fjalës, vargun e coptuar.

Do u mbetet kritikeve të estetikës te merren me të. Po ku eshtë vendi i klasikeve në botën tonë, në këtë botë të zhurmëshme, në këtë botë që ecën me një shpejtesi marramendëse?

 

 Shkruhen libra të rinj pafund, por ku mes tyre do t’i vendosnim Hygoin, Balzakun, Dumas, Pushkinin, Dovstojeskin etj. A janë jashtë mode veprat e tyre?

A kane ato ç’ti sjellin realitetit tone? Le të marrim Xha Gorion e Balzakut, një vepër e realizmit kritik, një vepër e shkruar në linja paralele.

Në qendër ai ve xha Gorion, një burrë i mjerë që shkriu tërë pasurinë e tij për pajën e dy vajzave e tij, të cilat ai i martoi shumë mirë, Anastasinë me kontin Dë Resto dhe Delfinën me bankierin e pasur Dë Nusingen dhe mori si shpërblim shpërfilljen e tyre, gjer edhe në vdekjen e tij. Vetëflijimi i një babai për te bijat. Le të shohim pak jashtë faqeve të librit.

A nuk kemi jo shumë larg vetes të rinj që presin nga prindërit, në vend që të ingranohen më fort në jete.

Sa vjen e më shumë po vihet re kjo gjë në shumë vende te botes. Të rinj që dalin nga shtëpia e prindërve dhe kthehen dyzet vjeç pasi kanë dështuar totalisht..

Ngjitja e shkalleve në shoqëri duke shfrytezuar në mënyrë tĕ ftohtë, lidhjet dashurore. Kjo është një gjë që do ekzistojë në të gjitha kohërat. Ambicja, nderi, dinjiteti, dashuria këto janë ndjenja që luftojnë gjithnjë brenda njeriut.

Varet cilin zë njeriu dëgjon në jetë. Ashtu siç është dhe rruga e krimit, filozof i së cilës është Votreni. Sa Votren kemi në jetën e përditshme dhe rruga e krimit aty është prezente si gjithnjë. A ka pra rëndesi në cilin shekull u shkrua ky libër?

Në cilët sallone luhet loja e kumarit ku zoterinjtë lenë parat dhe të dashurat e tyre dinjitetin? A ka rëndesi në cilën rrugë jeton Xha Gorioi?

Sekreti i një shkrimtari sesi e bën një libër te pavdekshëm, është pikërisht kjo: zgjedhja e temave që portretizojnë probleme shoqërore që nuk vdesin kurrë sepse i tillë është thelbi i njeriut.

“Nuk jam poet i madh. Unw nuk i shkruaj poezite në letër, por ato janë në veprimet, ndjenjat e mia.”

A ka mesazh më të madh? A mundet ky mesazh të mos i fuqishëm për tëe gjitha kohërat?

Ndryshojnë kohërat vërtet e nuk jemi më të karrocat me kuaj, fustanet e rëndë e fytyrat e mbuluara me tyl, por sa Anastasi të Balzakut kemi rrotull, sa Rastinjak që në një mënyrë ose një tjetëer mundohen të ngjisin shkallët e shoqërisë dhe aq më shumë humbin vlerat morale.

Mos ndoshta në ketë pasqyrë u pa dhe Majkell Korleone i Godfather kur thotë: tërë jetën mundohem të ngjitem lart, e sa më shumë ngjitem aq më e shtrembër udha. Mesazhi, është ky ai që i mbijeton kohërave! Le të ndërrohen skenat ku luhet drama njerezore, le të ndërrohen kostumet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB