MENU
klinika

Raporti i INSTAT

Bie numri i turistëve në Shqipëri, “ftohen” fqinjët

25.02.2019 - 13:42

Sipas disa të dhënave të publikuara nga INSTAT, hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar kanë pësuar rënie me 5.2%.

Bazuar në këto të dhëna vihet re se në muajin janar të 2019 numri i hyrjeve dhe daljeve në Shqipëri është 574.048 mijë, më i vogël në krahasim me janarin e 2018.

Njoftimi i plotë i INSTAT:

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2019 janë 574.048, krahasuar me Janar 2018, ky tregues rezulton me ulje 5,2 %.

Në Janar 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 209.520. Krahasuar me Janar 2018, ky numër është ulur me 9,8 %. Në Janar 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka patur rritjen më të madhe me 7,5 %, dhe uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Maqedonia me 19,1 %.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2019 janë 693.657, duke shënuar një ulje me 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2019, janë 453.831. Krahasuar me Janar 2018, ky numër është rritur 1,3 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2019 janë 239.826, krahasuar me Janar 2018, ky numër është ulur 13,8 %./ E.S