MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Çfarë ka ndodhur gjatë javës me Euron, Dollarin dhe Poundin?

16.02.2019 - 21:04

Gjatë javës që lamë pas, monedha europiane ka njohur një rritje të lehtë progresive kundrejt lekut.

Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fillim të javës euro u këmbye me 124.16 lekë, për të vijuar më pas me një rritje graduale të përditshme ku në fund të javës arriti në 124.37 lekë.

Rritje më të madhe se euro ka njohur dollari amerikan, pavarësisht disa luhatjeve të fillimjavës.

Në fillim të javës, dollari amerikan këmbehej me 109.77 lekë ndërsa javën e mbylli me një raport në rritje duke u këmbyer me 110.24 lekë.

Ndryshe ka ndodhur me poundin britanik që ka njohur një rënie të lehtë kundrejt lekut. Në fillim të javës poundi këmbehej me 141.58 lekë ndërsa në fund të javës me 141.31 lekë.