MENU
klinika

Raporti

Çfarë po ndodh me investimet publike dhe private?

12.02.2019 - 13:46

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar disa të dhëna.

Sipas të dhënave të statistikave të kryera, investimet private në ekonomi kanë zbritur në nivelin e më të ulët vetëm në pesë vitet e fundit.

Vitin e kaluar investimet ishin në 18.6% të PBB.

Vitin e kaluar, në 2017 ishin 19.4% të PBB.

Në vitin 2014, investimet arritën pikun duke kapur vlerën prej 21.7% të PBB, ndërkohë që në vitet në vijim vlera erdhi drejt rënies.

Parashikimet e FMN për investimet private:

-Pritet që këtë vitt investimet të bien në 18.4%.
-Vitin tjetër pritet që investimet të bien në 18.3%.

Ecuria e investimeve publike:

-Në vitin 2017 arritën në 5.5% të PBB.
-Po në këtë nivel qëndruan edhe gjatë 2018 dhe nuk pritet luhatje e madhe për dy vitet në vazhdim.

Dy vitet e ardhshme pritet një rritje më e ulët ekonomike. Arsyeja është rënia e investimeve, kryesisht atyre të huaja.

Sipas raportit të FMN pritet që rritja ekonomike e Shqipërisë këtë të vit të zbresë poshtë nivelit 4%.