Të dhënat zyrtare të bëra publike nga Banka e Shqipërisë kanë vërtetuar zërat e ekspertëve se nuk ka lekë në qarkullim edhe pse ekonomia po rritet me ritme mbi 4%.
Sipas të dhënave, bëhet me dije se leku në qarkullim deri në fund të 2018 ka arritur gjithsej deri në 1.26 trilionë lekë.
Në raport me vitin e kaluar kjo shifër është në rënie me minus 3 miliardë lekë, ose me 0.2%.
Çfarë tregon ecuria e këtij treguesi?
Sipas BSH-së, ecuria reflekton:
-efektin statistikor të mbiçmimit të monedhës vendase ndaj monedhave euro dhe dollarë
-ndryshimet strukturore të mbajtjes së parasë.
Kujtojmë që prej 2 vitesh zhvendosja e depozitave në maturitete ka qenë e pranishme gjatë gjithë vitit.
Çfarë tregon treguesi i parasë së gjerë?
-një rritje mesatare rreth normës 2%
Çfarë reflekton krijimi i ulët i parasë në ekonomi?
-Financimin ende të dobët të sektorit privat me mjete monetare nga sektori bankar. Kështu është bërë me dije në raportin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.
Kursimet në lekë
Sipas BSH-së:
-Në fund të 2018 kursimet në lekë ishin 456 miliardë lekë. Kjo shifër tregon një rënie me 3.7% me bazë vjetore, ose e thënë ndryshe minus 17.5 miliardë lekë.
Arsyet e forcimit të lekut
Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit:
-Qarkullimi i dobët i tij, ku mund të themi se vetëm brenda dy viteve të fundit monedha vendase ka fituar vetëm 10 lekë.
-Në 2018, euro u këmbye mesatarisht me 127 lekë.
-Në 2016 u këmbye me 137.4 lekë.
-Aktualisht këmbehet me 124-125 lekë.
Përse paraja në qarkullim po bie, ndërkohë që ekonomia po përshpejton ritmet e rritjes?
“Një rritje në ofertën e parasë zakonisht ul normat e interesit, e cila, nga ana tjetër, gjeneron më shumë investime dhe vendos më shumë para në duart e konsumatorëve, duke stimuluar kështu shpenzimet.
Bizneset përgjigjen duke porositur më shumë lëndë të para dhe duke rritur prodhimin. Zgjerimi i aktivitetit të biznesit rrit kërkesën për punë.
E kundërta mund të ndodhë nëse oferta e parasë bie ose rritja e saj ngadalësohet”, shpjegojnë teoritë ekonomike.