MENU
klinika

Picasso i ri - në blu edhe rozë

Ekspozita e rrallë në Zvicër

26.02.2019 - 16:49

3 shkurti, do të shënonte çeljen e një eskpozite shumë të rrallë në Zvicër. Ekspozita e titulluar “The young Picasso –blue and rose periods”, “Picasso i ri – periudhat blu dhe rozë”, konsiderohet si e jashtëzakonshme. Ekspozita krejt e veçantë, u bë e mundur nga Fondacioni Beyeler, me qendër në Bazel.


Ekspozita është më e përpunuara dhe më e shtrenjta njëkohësisht, paraqitur nga ky fondacion, e siguruar me vlerën prej 4 trilionë eurosh.
Janë paraqitur punime të hershme dhe krejtësisht orijginale të autorit, i cili më vonë do të bëhej emri i padiskutueshëm dhe i famshëm ndër piktorët e shekullit XX.

Në asnjë ekspozitë tjetër më parë, nuk janë bërë bashkë kaq shumë kryevepra nga Picasso. Kjo e radhës, pa diskutim është e nivelit më të lartë artistik.

Të përfshira janë rreth 80 prej pikturave dhe skulpturave më të famshme në botë, një pjesë e vogël e tyre huazuar nga muzetë e njohur në Evropë, SHBA, Kanada, Rusi, Kinë dhe Japoni. Vetë Fondacioni Beyeler ka në fondin e vet, një nga më të mëdhatë në botë, 30 punime nga koleksioni i Picassos.

Kuratori Raphaël Bouvier ka zgjedhur si kopertinë një autoportret të artistit të njohur me emrin “Yo Picasso” (I Picasso- Unë Picasso), në ngjyra të gjalla, që i mirëpret vizitorët e panumërt. Ky autoportret mban datën 1901.

Në vitin 1981 është blerë nga Ëendell Cherry për 5.8 milionë $, ndërsa në majin e May 1989, Cherry ia shiti një koleksionisti privat përmes Sotheby’s për 47.9 milionë $.

Që në moshën 20-vjeçare, Pablo Ruiz Picasso (1881-1973) që ëndërronte të bëhej artist, u vu në kërkim të temave të reja dhe formave të reja të shprehjes.

Ky rrugëtimin i tij në kërkim të Pablo Picassos, prej 1901 deri më 1906, është gjithashtu tema e ekspozitës, që shpërhapet në dhjetë salla në mënyrë kronologjike.

“Lartë e poshtë, Paris”

Një autoportret me plot ngjyra të gjalla, ndiqet nga pikturat në blu.

Kjo është “Periudha blu” e Picassos (1901-1904) e ndikuar nga hidhërimi për mikun e tij të ndjerë Casemaga, që kishte udhëtuar me të nga Barcelona në Paris. Artisti në këtë periudhë pikturonte subjektet melankolike dhe njerëzit në skajet e shoqërisë. Veprat e tij të kësaj periudhe dëshmojnë për vuajtjet dhe mjerimin e jetës, çfarë e kishte përjetuar edhe ai vetë, i vetmuar dhe i varfër, në një nga lagjet më skamnore të Parisit.

Rreth vitit 1905, i vendosur tashmë në Paris, Picasso filloi të ashtuquajturën “Periudha rozë” me ngjyra më të gëzuara dhe tema ku përshkruan shpresat e dëshirat e banorëve të cirkut – siç janë xhonglerët, akrobatët dhe harlekinët.

Hapja e ekspozitës ishte një ngjarje e madhe. Të pranishëm ishin disa qindra gazetarë dhe vizitorë, që mbushnin Fondacionin Beyeler.

Vizitor nderi ishte Claude Picasso, 71 vjeç, i biri i artistit. Ai tani është administrator i pasurisë së veprave të mëdha të babait të tij.

Kjo ekspozitë, që do të jetë e hapur deri më 5 maj, pa dyshim do të jetë një nga pikat kulmore të ngjarjeve kulturore të Europës, për vitin 2019.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB