Këngëtari fitues në fuqi i Festivalit të Sanremos, shqiptari i njohur Ermal Meta është ngjitur këtë herë në skenë jo në cilësinë e garuesit, por si i ftuar.
Ermal Meta mbrëmë i ka sjellë Sanremos një magji të vërtetë. Në natën e katërt të Sanremos ai ka kënduar në bashkëpunim me Simone Christicchin, këngëtar po ashtu i njohur në Itali.
Nata e mbrëmshme ka qenë nata e dueteve në Sanremo, ku këngëtarët në garë kanë ftuar të tjerë këngëtarë për të kënduar së bashku.
Sonte, është finalja e Sanremos, kur do të mësohet edhe fituesi i këtij edicioni, rrjedhimisht edhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovizionin e këtij viti, që do të zhvillohet në muajin maj në Izrael.
Ermal Meta vitin e kaluar së bashku më Fabrizio Moro fituan Sanremon dhe më pas i sollën Italisë vendin e pestë në finalen e Eurovizionit.