Ndikimet që pati mbiçmimi i lekut në ekonomi janë marrë në analizë nga Banka e Shqipërisë.
Ndikimet e mbiçmimit sipas BSH:
-Ndikoi negativisht në deficitin tregtar
-Mbajti në nivele të ulëta inflacionin
Kursi i këmbimit, zhvillimet dhanë ndikim përmes:
-Kanalit të konkurrencës, forcimi i kursit real të këmbimit ndikon në zgjerimin e deficitit tregtar (ka impakt negativ)
-Kanali i bilancit financiar të agjentëve ekonomikë, forcimi i kursit real të këmbimit ul koston e borxhit në euro (impakt pozitiv)
-Kanali i hendekut të normave reale të interesit në euro, të cilat kanë tendencë rënëse. Kjo vjen si pasojë e forcimit të kursit të këmbimit dhe zvogëlimit të rrezikut për kreditë 0 (impuls pozitiv)
-Kanali i çmimeve, forcimi i kursit real të këmbimit ndikon në uljen e presioneve inflacioniste nga çmimet e importit dhe nëpërmjet hendekut të prodhimit (kombinimi i kanaleve të mësipërme të ndikimit).
Çfarë solli mbiçmimi i kursit real të këmbimit:
-Efekti i tij është marxhinalisht i ulët
-Ka sjellë reduktimin e inflacionit gjatë vitit 2018
-Ka shmangur inflacionin nga objektivi me 0.2 pikë përqindjeje
Këto efekte kanë pasur një tendencë rritëse gjatë 3-mujorve të vitit.
Sipas bankës, ndikimi frenues nga kursi real i këmbimit mbi inflacionin pritet të jetë i pranishëm edhe përgjatë tremujorëve të parë të vitit 2019, por efekti i tij në inflacion pritet të vijë në rënie pas tremujorit të dytë.
Mbiçmimi është i pritur nga agjentët ekonomikë, të cilët e faktorizojnë atë në vendimet e tyre për konsum dhe investime.
Banka bën me dije se forcimi i kursit real të këmbimit nuk ka efekt mbi rritjen ekonomike dhe mbi ecurinë e inflacionit.