Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur përsëri projektin ndërkombëtar Nord Stream 2, duke thënë se nuk do ta bëjë Gjermaninë të varur nga Rusia.
“A bëhemi të varur nga Rusia për shkak të këtij tubacioni të dytë të gazit? Unë them jo”, tha Merkel përpara gazetarëve në Bratislavë, ku u takua me krerët e shteteve të Grupit të Vishegradit, përkatësisht të Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë.
Ajo gjithashtu theksoi se Ukraina duhet të mbetet një vend tranzit, duke larguar frikën se tubacioni i ri nuk përfshin Ukrainën.
Merkel mbrojti sipërmarrjen ruse-evropiane pasi u bë e ditur se Franca do të mbështeste projekt-amendamentet e Direktivës Evropiane të Gazit, të cilat gjermanët i kanë kundërshtuar gjatë.
“Franca synon të mbështesë miratimin e një direktive të tillë. Puna po vazhdon me partnerët tanë, në veçanti me Gjermaninë, mbi ndryshimet e mundshme”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme franceze, Agnes von der Muhll, duke i dhënë një goditje Gjermanisë, e cila po përpiqet të marrë mbështetje për projektin.
Ajo konfirmoi raportet e mëhershme nga kompania gjermane Sueddeutsche Zeitung, duke thënë se Parisi frikësohet nga varësia nga Rusia dhe “problemet strategjike” në marrëdhëniet e tensionuara midis Brukselit dhe Moskës.
Reuters ka raportuar, duke cituar një burim të paidentifikuar të BE, se votimi i Francës do të ishte vendimtar, ndërkohë që Bashkimi Europian mbetet ende i ndarë lidhur me këtë çështje.
Berlini ka siguruar mbështetjen e Holandës, Belgjikës, Austrisë, Greqisë dhe Qipros, por Polonia dhe vendet baltike e kanë kundërshtuar atë.
Nord Stream 2 është një ndërmarrje e përbashkët e gjigantit rus të gazit Gazprom dhe pesë kompanive evropiane. Synon të japë 55 miliardë metra kub gaz natyror rus në vit në Bashkimin Evropian. Përveç vendeve të Evropës Lindore dhe Ukrainës, Uashingtoni po e kundërshton fort projektin. Kohët e fundit, ambasadori i SHBA në Berlin Richard Grenell paralajmëroi kompanitë gjermane kundër pjesëmarrjes në projekt duke i kërcënuar ata me sanksionesh.
Presidenti polak Andrzej Duda e quajti Nord Stream 2 “një kërcënim të madh” kur vizitoi Shtëpinë e Bardhë në mes të shtatorit. Në Baltik, ministri i jashtëm estonez Sven Mikser shprehu gjithashtu skepticizëm të në korrik, duke thënë se tubacioni ishte “në kundërshtim me parimet e politikës energjetike të Bashkimit Europian.”