08.02.2019 - 21:19
Pas kryeministrit Edi Rama edhe Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reagur ndaj kritikave për publikimin e imazhit të prindërve të minorenes në Kavajë.
Fuga shkruan se politikanët dhe mediat ishin arsyeja se përse prindërit e vajzës vendosën të dilnin hapur.
“Ata politikanë dhe media që shfaqen sot gjasme të indinjuar për vizitën e @elisaspiropali tek familjarët e vajzës në Kavajë janë pikërisht arsyeja pse prindërit e vajzës vendosën të dilnin hapur me atë mesazh të drejtpërdrejtë në ERTV”, shkruan Fuga.