MENU
klinika

Shifrat

‘Kopracët’ e Europës/ Ku renditen Shqipëria dhe Kosova?

01.02.2019 - 09:35

Instituti CAF (Charity Aid Foundation) ka publikuar së fundmi një studim, i cili është cilësuar si studimi kryesues për sa i përket bujarisë.

Indeksi Global i të dhënit për 2018, ka marrë në studim 140 shtete të cilët i ka ndarë në tre kategori.

-Të ndihmuarit e të huajve
-Dhurimi parave
-Koha e punës vullnetare

Nga 140 shtetet e marra në shqyrtim, Shqipëria është rënditur e 108 për sa i përket bujarisë. Vetëm 26% e shqiptarëve  janë bujarë dhe të sjellshëm.

Ndryshe nga raporti i 2017, në raportin e këtij viti Shqipëria ka humbur plot 13 shkallë.

Sipas studimit 42% e shqiptarëve nuk hezitojnë të ndihmojnë një të huaj kur u kërkon ndihmë, duke u rradhitur e 108 në botë.

Ndërsa 28% e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e kaluar, duke u rradhitur e 64 në botë.

Përsa i përket indikatorit të punës vullnetare, vetëm 7% e shqiptarëve dhurojnë kohën e tyre për bamirësi ose ndoonjë kauzë të ngjashme, duke u rradhitur në 10 e fundit në botë.

Ndërsa, shqiptarët e Kosovës rezultojnë këtë vit si më bujarët e Ballkanit.

Sipas Indeksit të 2018, Indonezia rënditet e para përsa i përket bujarisë.

Pesë vendet që kryesojnë sipas Indeksit 2018:

Indonezia

Australia

Zelanda e Re

SHBA

Irlanda