Verën e ardhshme do të zhvillohen Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ndërsa 5 vjet më pas Olimpiada do të rikthehet në Evropë, pikërisht në Paris.
Dhe organizatorët e këtij eventi madhështor kanë nisur të mendojnë që tani për garat. Për herë të parë në historinë e sportit olimpik, është vendosur Maratona të jetë e hapur, kur të garojnë edhe amatorët.
“Gara do të jetë e përbashkët për të gjithë. Një përvojë unike që duhet ta provoni”, thanë organizatorët e Olimpiadës pariziene.
Ky vendim ka bërë që të gjitha dashamirësit e kësaj disipline të vështirë të ëndërrojnë për të garuar në një Olimpiadë.
“Do të jetë një garë masive nën flamurin olimpik me 5 rrathë. Si sportistët profesionist,ë ashtu dhe ata amatorë, do të trajtohen njëlloj”, – thanë organizatorët.