Ofertat e pakërkuara në fushën e infrastrukturës do të ndalohen deri në vitin 2021. Mazhoranca ka votuar e vetme ndryshimet në ligjin e PPP-ve ku ndër të tjera u miratua edhe një kufizim vetëm për 3 vite.
Propozimi u bë nga deputeti Ilir Beqja duke i vlerësuar ofertat e pakërkuara një instrument të rëndësishëm zhvillimi. Edhe pse Kreu i komisionit votoi kundër këtij propozimit u detyrua të respektoj vendimin e deputetëve të tjerë.
Maxhoranca ka bërë një ndryshim të momenteve të fundit në ligjin për konçesionet me ofertë të pakërkuar. Deputeti Ilir Beqaj propozoi që pezullimi i tyre të jetë i vlefshëm vetëm deri në vitin 2021 me argumentin se një instrument i tillë zbatohet në të gjithë botën.
“De fakto me këtë vendim nëse e miratojmë e çfryjmë ndjeshmërinë e publikut, nuk e shfrytëzojmë si instrument zhvellimor në 4 vitet e ardhshme, por do të duket jo zotësi nga ana jonë që një instrument i shpikur nga bota, pse nuk jemi të zotët të mos e përdorim siç duhet, ta heqim fare.”-tha Beqaj.
Në mungesë të opozitës e cila tashmë ka dorëzuar mandatet Kreu i komisionit të Veprimtarive e votoi kundër.
“Përjashtimi nga e drejta e propozimeve të pakërkuara për koncesione PPP do të ndodhë deri në dhjetor 2021”-u shpreh Peleshi.
Ndërkohë ambientalistët kërkuan që ofertat e pakërkuara të mos pranohen edhe në sektorin e ndërtimit të hidrocentraleve por një propozim i tillë nuk u pranua nga deputetët.