MENU
klinika

Gjigantët me muskuj

Pas kosovarit, “Hulk”-un e sfidon “Goliath”

23.02.2019 - 15:40

Për momentin është një sfidë në rrjetet sociale, me shpresën se të gjithë të apasionuarit e dueleve të peshave të rënda do të mund të shohin ndeshjen e shekullit.

Sajad Gharibi, i cilësuar Hulk-u i Iranit, bëri një kërkesë në rrjetet sociale, duke synuar të gjejë ndonjë rival për t’u përballur me të: “Jini të guximshëm, luftoni me mua”!

I pari që e pranoi sfidën ishte Hulk-u kosovar, Bujar Muli nga Vushtria. Por edhe të tjerë duket se janë gati ta sfidojnë në ring iranianin me trupin unik muskuloz.

Nga Las Vegas-i ka dalë një konkurrent tjetër, i cili, sipas peshës dhe madhësisë, mund ta përballonte shumë mirë iranianin.

 

Ky është Craig Golias, i njohur më mirë në mjedisin e tij si “Goliath”. 33-vjeçari, që peshon 160 kg dhe është i gjatë 1.91 metra, edhe pse është larg nga 180 kilogramët e Hulk-ut iranian, ka një shtat të ngjashëm me këtë të fundit.

“Goliath” filloi të merret me sportet e peshave në moshën 20-vjeçare, me një qëllim: “Doja të bëhesha si “bodybuilders” që shihja nëpër revista. Që atëherë, ai filloi shtimin e muskujve dhe të peshës, pas një diete me vakte të shumta gjatë gjithë ditës.

Nga 68 kilogramë në 160, çdo gjë është e mundur, nëse besoni, nëse i vendosni vetes një qëllim. Mendo një dëshirë dhe realizoje atë… Pjesa tjetër është histori! Vetë mund ta përcaktoni fatin tuaj”, – shkruan në rrjetet sociale “Goliath” i lumtur.

Megjithë madhësinë e trupit, ai ndonjëherë lëviz me një makinë Smart, e njohur për përmasat e vogla. Pas arritjes së masës së dëshiruar të muskujve, Craig Golias ka ëndërr të bëhet më i famshëm, duke përdorur fizikun e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN