Falë lancimit të projektit 4-vjeçar, i cili mbështetet nga BE me një buxhet prej 5 milionë eurosh autoriteti finlandez i sigurisë ushqimore dhe ai finlandez do të asistojnë në vendin tonë për të rritur sigurinë ushqimore.
Lidhur me këtë çështje, ambasadori i BE-së, Luigji Soreca tha se ky projekt do ti hapë rrugë produkteve shqiptare drejt tregut europian.
Ndërkohë ministrja e shtetit për çështjet Evropiane të Finlandës dhe sekretarja e shtetit në Irlandë bëjnë me dije se ky projekt është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ndërkohë ministri i bujqësisë Blendi Çuçi u shpreh se kjo pritet të sjellë jo vetëm garanci për konsumatorin shqiptar, por edhe zhvillim të bujqësisë dhe ekonomisë në tërësi.