INSTAT ka publikuar së fundmi disa të dhëna në lidhje me shqiptarët e punësuar të cilët nuk paguhen.
Sipas INSTAT rreth 10% e shqiptarëve të punësuar nuk paguhen.
Burrat e martuar nga 15-59 vjeç:
-Rreth 7.2% e atyre që kanë qenë në marrëdhenie pune gjatë 12 muajve të fundit nuk janë paguar.
Femrat e martuara nga 15-59 vjeç:
-Rreth 11.2% e atyre që kanë qenë në marrëdhenie pune gjatë 12 muajve të fundit nuk janë paguar.
Sipas këtyre të dhënave kjo problematikë te femrat është më e përhapur se tek meshkujt.
Problemi me këtë çështje rritet me rritjen e moshës.
Për moshat e reja deri në 40 vjeç norma e atyre që nuk paguhen është:
-nën 5% për meshkujt
-nën 9% për femrat
Për moshat mbi 40 vjeç:
-deri në 13.8% për femrat
-deri në 8.6% për meshkujt
Pra nisur nga këto të dhëna 1 në 10 burra apo gra të martuar janë në një punë, por nuk janë paguar gjatë 12 muajve të fundit.
Në përfundim të të dhënave të INSTAT vihet re se rreth 15% e të punësuarve nuk marrin para në këmbim të punës që bëjnë.