Në vitin 2010 pak persona do të kishin besuar se lidhja mes Shakirës dhe futbollistit të Barcelonës do të kthehej kaq e fortë.
Këto perceptimi u thyen nga çifti i famshëm, të cilët kanë 8 vite së bashku, madje janë bërë prindër të dy fëmijëve.
Këngëtarja nga Kolumbi ka folur së fundmi për familjen e saj dhe konkretisht për dy djemtë, Milan dhe Sasha.
“Gjithçka tani sillet rreth fëmijëve. Ata janë një dimension tjetër i dashurisë për mua”, u shpreh Shakira.
Këngëtarja tha se pas lindjes së dy djemve edhe ajo ndjehet më e disiplinuar. “Tashmë nuk mund të qëndrojë më deri në 3 të natës të punoj për projektin e radhës në studio, pasi në shtëpi kam dy fëmijë dhe ata duan kujdes. Më kanë bërë më të disiplinuar”, është shprehur bashkëshortja e yllit të Barcelonës, Gerard Pique.