Sipas disa të dhënave të fundit të bëra publike nga INSTAT, raporti i fondit të pagave për punonjësit në sektorin publik ka pësuar rënië të vazhdueshme në raport me PBB.
Fondi për pagat në raport me PBB-në, ka pësuar rënie dhe luhatje nga viti në vit.
Në 2018 u shënua niveli më i ulët historik që 20 vite, pra që nga 1993.
Shpenzimet për pagat në fund të këtij viti ishin sa 3.8% e PBB.
Nga 2009 në vitin 2018, këto shpenzime kanë pësuar ulje sistematike.
Brenda këtij harku kohor ka shkuar nga 4.7% e PBB në 3.8% e PBB-së.
Të dhënat e INSTAT:
Paga mesatare në sektorin shtetëror:
-Në fund të 2017 arriti 61.600 lek, 11.5% më shumë se në 2016
Paga reale në sektorin shtetëror:
-Në vitin 2017 u rrit me 7.8%
-Në vitet 2000-2009 ritmet e rritjes 8-17%
Pse mori masa kursimi në 2013 qeveria shqiptare?
-Arsyeja ishte borxhi publik i cili kishte kaluar 70%
Niveli më i lartë i pagave:
1. Në Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë
Sipas raportit të Bankës Botërore, Shqipëria qëndron në fund të shkallës së pagave.