MENU
klinika

INSTAT - statistika

Shqipëria mbetet pa burra

27.02.2019 - 12:45

Bazuar në disa të dhëna të publikuara nga INSTAT vihet re se emigraioni ka përmbysur raportin gjinor të popullsisë në vendin tonë.

Raporti gjinor në 2011:

-Në këtë vit Shqipëria ishte një vend ku kishte më shumë burra se sa gra.

Raporti gjinor në 2019:

-Për këtë vit, raporti gjinor ka ndryshuar, ku vihet re se janë 99.8 burra për çdo 100 gra.
-Ky raport pritet të thellohet duke shkuar deri në 89.1 burra për çdo 100 gra.

Në projeksionin e INSTAT shkruhet se:

Gjatë periudhës 2011 – 2018, normat e emigrimit të burrave rezultuan të ishin më të larta se ato që u supozuan në projeksionet e mëparshme. Ndërsa për gratë rezultoi e kundërta, normat e emigrimit ishin disa herë më të ulta se ato të supozuara më parë. Këto ndryshime në sjelljet migratore, kanë sjellë edhe ndryshimin e strukturës gjinore të popullsisë”.

Sa parashikohet të arrijë numri i popullsisë në vitin 2031 në vendin tonë?

-Në Shqipër numri i popullsisë në 2031 parashikohet të arrijë deri në 2 milion e 745 mijë e 996 banorë.

-Numër ky që vlerësohet si 36 mijë banorë më pak se numri i parashikuar në Projeksionet e Popullsisë për 2011-2031.

Ndërkohë sipas asaj që raporton INSTAT, edhe numri i vdekjeve do të pësojë ndryshime.

INSTAT shkruan se ky numër do të vazhdojë të rritet, si pasojë e popullsisë më të madhe në moshë të vjetër.

Ndryshimi i këtij numri është pasojë direkte e normava më të ulta të lindshmërisë dhe shpërndarja gjinore e emigrantëve e cila nuk përkon me hipotezën e Projeksioneve të Popullsisë 2011 – 2031. Rritja me ritme të ngaldalta e ISF, shoqëruar nga hyrja në moshë riprodhimi e brezave të grave më të pakët në numër se ato aktual, do të bëjë që numri i lindjeve të mos pësojë ndryshime domethënëse gjatë periudhës 2019 – 2031” shkruhet më tej në projeksionin e popullsisë 2019-2031./ E.S