19.02.2019 - 14:38
Ikona e “Chanel”, Karl Lagerfeld, stilisti që dominoi pasarelat për rreth 50 vjet, ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.
Në fakt mosha e tij mbetet enigmë, pasi stilisti gjerman figuronte të kishte dy certifikata lindjeje. Një në vitin 1933 dhe një tjetër më 1938-n.
Sipas medies franceze, Lagerfeld kishte disa javë i sëmurë rëndë dhe ka ndërruar jetë në Paris.
Karl Lagerfeld ka bërë shumë koleksione edhe për shtëpinë e modës “Fendi”.