MENU
klinika

Detajet

TEC në Korçë, reagon Bashkia: Jashtë qytetit

22.02.2019 - 15:28

Pas kundërshtive të banorëve dhe ambientalistëve për ndërtimin e termocentralit në qytet reagojnë edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Kryebashkiaku dhe prefekti mbështesin ndërtimin e veprës në qytet vetëm nëse shoqërohet me zgjidhje për ngrohjen dhe nëse niveli i ndotjes është sipas parametrave të BE-së.

Në mbështetje të banorëve të Korcës dhe ambientalistëve, të cilët e kanë kundërshtuar ndërtimin e Termocentralit pasi krijon ndotje mjedisore, janë rreshtuar edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal. Kreu i Bashkisë Sotiraq Filo e kundërshton ndërtimin e TEC-it në qytet nëse nuk sjell përfitime për ngrohjen.

Filo thotë se nuk ka aspak kompromis nëse TEC-i nuk shërben për ngrohjen e banorëve të Korcës dhe më pas mbetet për të analizuar nivelin e ndotjes për të vendosur nëse do të ndërtohet apo jo në qytet.

I të njëjtit mendim është edhe prefekti Dhori Spirollari. Edhe pse mbështet investimet strategjike për zonën, Spirollari këmbëngul që kompania investitore të japë garanci që niveli i ndotjes të jetë sipas parametrave të BE-së.

Vepra e re energjitike, investimi prej 400 milionë euro i një kompanie austriake që parashikohet të ndërtohet në afërsi të impiantit të ujërave të përdorura ka ndezur polemika në Korcë. Qytetarët dhe ambientalistët janë shprehur kundër këtij investimi, pasi rrezikon t’i shkaktojë Korçës ndotje mjedisore në nivele të larta.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit