Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Bashkia e Tiranës, vihet re se bizneset e huaja zgjedhin Tiranën si qyteti më tërheqës për aktivitetet e tyre.
Në 2017, në vend ishin rreth 4819 subjekte me pronësi të huaj. Nga këto, rreth 3231 operojnë vetëm në kryeqytet.
Ndërkohë në 2013, përqindja e bizneseve të huaja në Tiranë ka qenë 7.29.
Nga këto shifra vihet re se në 2017 kanë pësuar një rënie në 6.88%.
Vitet me rritjen më të lartë të bizneseve të huaja apo me pronësi të përbashkët janë 2015-2016.
Në këtë hark kohor, përqindja e bizneseve të huaja arrin mbi 8.
Pse përqëndrimi i bizneseve të huaja është më i lartë në Tiranë?
-Numri i lartë i popullsisë
-Numri i lartë i shërbimeve
-Numri i lartë i konsumit
-Afërsia me portet e aeroportet
-Afërsia me institucionet publike/ E.S