MENU
klinika

“Mbreti i modës”

“Unë jam si një karikaturë e vetes dhe më pëlqen kjo!”

19.02.2019 - 20:11

Fotograf, poet, sipërmarrës, piktor, një artist i kompletuar, e cili mbi të gjitha konsiderohej si “Mbreti i modës”.

Karl Lagerfeld u nda nga jeta këtë të martë, por kush ishte 85-vjeçari? Lagerfeld lindi në Hamburg të Gjermanisë dhe ishte biri i biznesmenit Otto Lagerfeld dhe Elizabeth Bahlmann. Babai i tij kishte një kompani që prodhonte dhe importonte qumësht, ndërsa gjyshi i tij Karl Bahlmann ishte politikan vendas për Partinë Qendrore Katolike.

Familja e tij i përkiste Kishës Katolike të Vjetër. Kur u takua me të atin, nëna e Lagerfeld ishte një shitëse nga Berlini. Prindërit e tij u martuan në vitin 1930. Lagerfeld ndryshoi mbiemrin e tij të parë nga Lagerfeldt, sepse ai besonte se ajo dukej “më komerciale”. Ai emigroi në Paris si një adoleshent i ri dhe u bë asistent i dizajnit për Pierre Balmain, para se të punonte në Fendi dhe Chloe në vitet 1960. Ai filloi karrierën e tij të gjatë me Chanel në 1983, një dekadë pas vdekjes së Coco Chanel. Një vit më pas, ai nisi etiketën e emrit të tij. Lagerfeld ishte i njohur për pamjen e tij të veçantë në vitet e tij të mëvonshme, veshur rregullisht me kostume të errëta, flokët bisht dhe syze dielli të lyer. Lagerfeld tha për pamjen e tij: “Unë jam si një karikaturë e vetes, dhe më pëlqen kjo.”

Yves Saint Laurent dhe Karl u bënë konkurrentë të ashpër dhe madje edhe rivalë në dashuri në një pikë, duke ndjekur simpatitë e figurës së shoqërisë pariziane Jacques de Bascher.

Saint Laurent, i cili vdiq në vitin 2008, u bë nxitës i shoqërisë së lartë dhe udhëheqësi i Lagerfeld. Karl ,së pari gjeti sukses të vërtetë në mesin e viteve 1960 me Chloe, etiketa e modës tani në pronësi të Richemont të Zvicrës dhe në të cilën ai ishte i lidhur deri më 1997. Por ishte Chanel që e shtyu atë në statusin e yllit, pasi ai ndezi markën dhe ngriti profilin e saj me shfaqje madhështore të pistës.

Projektuesi legjendar Karl Lagerfeld, drejtor kreativ i Chanel, vdiq sot në moshën 85 vjeç.

Karl Lagerfeld gëzonte stilin e një perëndie në mesin e njerëzve në botën e modës, ku qëndroi në krye për më shumë se gjysmën e një shekulli dhe deri në vdekjen e tij.

Po a e dini se kujt do i kalojë pasuria e tij marramendëse?

‘Ajo ka fatin e saj, ajo është një trashëgimtare, dhe nëse diçka më ndodh, personi që do të kujdeset për të nuk do të jetë një mjeran. Paratë që nuk do të marr me vete, i takojnë asaj…Choupette është një vajzë e pasur’, është shprehur Karl.

Ai gjithashtu konfirmoi se kohët e fundit kishte caktuar macen e tij si trashëgimtaren zyrtare ‘ndër të tjerë’.

Marrëdhënia e Karl me macen Choupette nuk ishte një mardhënie dosido. Ai ishte gati të ndryshonte ligjet dhe të martohej për herë të parë me Choupette. Karl shprehej se macja ishte gjithçka kishte, dhe se ishte shume xheloze për të.

Në një intervistë Karl është shprehur se Choupette ishte xheloze për çdokënd, nuk donte askënd të qëndronte afër Karl përveç saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN